JOQ Albania
Home

“Fëlliqet” keq pasagjeri i autobusit, harroi të vinte fishën e kufjeve në celular ndërsa shihte video me “pullë të kuqe”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/05/2019 0:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pasagjer, që mendoi se nuk kishte asgjë të keqe të shihte video me përmbajtje për të rritur në një autobus urban, është kapur në “mat”.

Incidentin e ka treguar për mediat një 26-vjeçare, e cila po merrte autobusin në Chelmsford, Essex, për të shkruar në shtëpi.

Pasagjerja tregon se pas disa minutash dëgjoi disa zhurma të çuditshme që vinin disa sedilje më larg. Pasi shikoi më tej, ajo kuptoi se ishte një pasagjer përballë saj që po shihte filma për të rritur në celularin e tij.

Ajo tha për Metro.co.uk se në momentin e incidentit në autobus ishte vetëm ajo, një zonjë e vjetër dhe shoferi.

26-vjeçarja tregon më tej:

Ai po shihte një video me pullë të kuqe në celular, në veshë kishte kufjet…Por, kishte harruar që ta fuste fishën në celular. Mesa duket zotëria nuk e kishte kuptuar.”

Burimi:Metro |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania