JOQ Albania
Home

“Iiiiii, pse ishe pa mbathje? Aktorët shqiptarë rrëfejnë skenën e turpshme
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05/05/2019 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktorët kanë momentet e tyre të sikletshme në skenë. Momente të cilat ndonjëherë të bëjnë që të harrosh edhe rolin. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me aktorin Gentjan Zenelaj. Ai ka rrëfyer në “Xing me Ermalin”, se momenti më i keq i tij në një shfaqe ka qenë me aktoren Linda Jarani.

Zenelaj tregon se e gjithë ngatërresa ka ardhur si pasojë e mbathjeve të Lindës, që ishin në ngjyrë mishi dhe të jepnin idenë se aktorja kishte dalë pa mbathje në skenë. I pari që e ka vënë re ka qenë Amos Zahariaj, ndërsa pas habisë së tij është kthyer edhe Zenelaj.

Pavarësisht situatës së sikletshme, gjithçka ka shkuar më së miri. Linda ishte e veshur normalisht me të brendshme, pavarësisht se nga pjesa e skenës nuk dukeshin për shkak të ngjyrës prej mishi.

Rrëfimi i Zenelajt:

Vajzat, ka momente që ndërrohen gjatë skenave. Linda duhet të ndërronte uniformën dhe atë ditë kishte veshur një palë mbathje ngjyrë mishi. Kur e shihje nga Brenda skenës dukej sikur ishte pa mbathje. Amosi prapa meje, shihte Lindën dhe në mes të skenës ja bëri: Iiiiii. E ndjeva që prapa meje diçka po ndodhte. U ktheva me stil dhe shoh të njëjtën gjë që kishte parë Amosi. Pasi mbarova skenën, dola dhe i thashë Lindës: Pse ishe pa mbathje? Nuk isha, tha Linda. Ka qenë një skenë që ç’të të them.”