JOQ Albania
Home

E paprecedentë në Lezhë/ Bashkia çnderon dëshmorët, vë flamurin mbrapsht
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 05/05/2019 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e 5 majit në vendin tonë u është dedikuar Dëshmorëve të Atdheut, atyre personave që luftuan dhe dhanë jetën e tyre që Shqipëria të ishte një vend i lirë dhe sovran.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Por, gjatë ditës së sotme një gjë e turpshme ka ndodhur pranë Varrezave të Dëshmorëve në Lezhë.

Në nder të dëshmorëve të Lezhës që luftuan me jetë për çlirimin e Shqipërisë është ngritur edhe flamuri kombëtar.

Deri këtu nuk ka asgjë që është e turpshme apo jo normale, por ajo çka është e turpshme është se Flamuri  u ngrit me kokën poshtë.

Ka qenë një qytetar, ai që k nisur fotot në redaksinë e JOQ Albania.

Mesazhi i qytetarit:

Ndodh dhe kjo ne Lezhe per 5 maj , Bashkia e Lezhes, cdo gja e ka persemrapshti!’’

Normalisht pas kësaj lind pyetja se a duhet të kërkojë ndjesë Bashkia e Lezhës? Komentet për këtë gjë ju takojnë juve.