JOQ Albania
Home

Vetëm një muaj larg, makina e parë fluturuese pritet të bëhet realitet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06/05/2019 0:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kush është gati për një garë me makina të vërteta fluturuese?

Makina e parë fluturuese pritet që të bëhet realitete dhe të nxirret në treg nga kompania e Volvo në qershor dhe që tani ka tërhequr vëmendjen e mijëra shoferëve në botë.

Sipas agjensisë kineze Xhinhua, makina fluturuese do ketë një shpejtësi maksimale prej 160 klm/h dhe do përdor bateri elektrike dhe jo naftë. Koha e jetesës së baterisë thuhet se do jetë për 640 klm kështu që do të mund ta bëjë të gjithë Shqipërinë me një bateri.

Lajmi për daljen në treg të një makine fluturuese është bërë public shpesh herë, por vetëm pas shumë testimesh, kjo ëndërr e shumë personave do bëhet realitet.

Pamjet e para të makinës na bënë që të presim me padurim inagurimin e parë dhe koston që do të ketë në treg.