JOQ Albania
Home

Hodhi sytë nga veranda, gruaja e habitur sheh tre arinj duke “u relaksuar” në vaskën e saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/05/2019 11:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elizabeth Strickland dhe partneri i saj ishin me pushime në malet Great Smoky, në SHBA kur vunë re tre vizitorë të paftuar.

Elizabeth pa tre arinj të vegjël duke u “relaksuar” në vaskën me ujë të ngrohtë që ajo kishte në verandë.

Zona është e njohur për praninë e arinjve, por ata nuk futen zakonisht nëpër vaska më ujë të ngrohtë në zonat e banuara nga njerëzit.

Duke folur për incidentin, Strickland tregon:

E pashë njërin prej tyre të ecte në cep të verandës dhe vrapova për tek dhoma e gjumit për të parë nga dritarja. Ishin shumë të lezetshëm, kështu që i lashë që të shijonin momentin. Pastaj ata u larguan për në rrugën e tyre."

Edhe pse mund të duken si krijesa të dashura, ekspertët paralajmërojnë se më e mira do ishte që të mos u afroheni arinjve pasi janë të rrezikshëm dhe paparashikueshëm.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania