JOQ Albania
Home

Mund t’i gjeje në çdo cep të shtëpisë, gjenden 300 mace të mbyllura në një apartament
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/05/2019 22:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më shumë se 300 mace raportohet të jenë gjetur në një apartament në Toronto.

Macet janë zbuluar nga Toronto Cat Rescue dhe fillimisht mendohej se në apartament ndodheshin vetëm 70 mace.

Por, kur zyrtarët arritën që të futeshin atje, zbuluan se ndodheshin plot 300 mace.

70 prej maceve janë hequr tashmë prej shtëpisë dhe janë dërguar në një strehë kafshësh. Mes felinëve të zbuluar, thuhet se ishte një numër i madh macesh që priten të lindin shumë shpejt.

Toronto Cat Rescue deklaroi në një postim në Facebook:

Ky është rasti i dytë me të cilin ne ndeshemi për një muaj. Është shumë e rëndësishme që kjo të MOS ndodhë më. Është një mënyrë e keqe për të mbajtur mace. Nëse njihni një person që ka shumë mace, është mirë që ta raportoni rastin sa më shpejt…”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania