JOQ Albania
Home

Nuk dilte me vajza se i vinte turp, 30-vjeçari ‘shpëton’ më në fund prej gjoksit aspak normal
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 0:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 30-vjeçar, i cili prej vitesh ka pasur probleme me vetëbesimin prej gjoksit jonormal, i është nënshtruar më në fund operacionit që i ndryshoi jetën.

Alex Moore nuk është shoqëruar me vajza gjatë gjithë jetës së tij për shkak të pasigurive që i vinin si shkak i gjoksit të tij të zmadhuar.

Kur ishte 13-vjeç, Moore u prek nga gynecomastia, një gjendje që i bën meshkujt që t’u zhvillohen inde të gjoksit për shkak të mosbalancimit të hormoneve.

Tashmë pas gati 17 vitesh, Alex është më në fund i lirë nga problemi i vetëm që i kishte krijuar probleme në marrëdhënie me të tjerët.

Ai ka treguar për DailyMailTV se gjendja e tij jonormale ka ndikuar shumë në shëndetin e tij mendor duke shtuar se gjithmonë është munduar që të zgjedhë rroba të gjëra për të mbuluar format.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania