JOQ Albania
Home

Tayna lëshon dorën, i bën dhuratë vetes “bishën” e re super luksoze
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/05/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reperja shqiptare, Tayna ka vendosur të kënaqë veten e saj. Pasi po bën karrierë me këngët që gjithnjë e më shumë po pëlqehen nga publiku, Tayna ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetes.

Në fotot e postuara nga vetë ajo, shihet pranë një mjeti tepër luksoz. Makina Mercedes-Benz, është mjeti më i ri me të cilin Tayna do të udhëtojë.

Makina është mjaft luksoze dhe në një farë mënyrë përmbush kërkesat e reperes.

Tayna arriti popullaritet të madh me hitin e saj  “Columbiana” ndërsa tani është duke përgatitur këngë të reja për t’i hedhur në treg.

Jo vetëm zëri i saj prej repere por edhe bukuria që e karakterizon janë çelësi i suksesit për këngëtaren 23-vjeçare.