JOQ Albania
Home

Po përpiqej ta hante, oktapodi i gjallë “hakmerret” keq ndaj vajzës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/05/2019 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vlogger-e kineze është sulmuar nga oktapodi i gjallë që ajo po tentonte ta hante para kamerave.

Si duket, gjallesa e detit nuk donte që të dorëzohej dhe e shmangu kthimin e tij në një vakt duke iu ngjitur gruas në fytyrë.

Në videon e postuar ajo duket duke bërtitur ndërsa oktapodi vazhdon të qëndrojë i ngjitur pas fytyrës së saj.

Sipas ekspertëve, oktapodi i përdor tentakulat e tij ose për të kapur prenë ose për të mbrojtur veten nga sulme të mundshme.

Ai përdor këmbët e tij të gjata për t’u mbështjellë rreth kafshëve të tjera dhe më pas ngjitet pas tyre si me vakum.

Videoja 50 sekondëshe u filmua nga një vlogger-e e quajtur ‘seaside girl Little Seven’ një një platformë popullore me video të shkurta të quajtur Kuaishou.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania