JOQ Albania
Home

A e ke bërë me Encën? Don Phenom jep përgjigjen që askush s’e priste
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/05/2019 11:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Don Phenom dhe Enca sollën për adhuruesit e muzikës bashkëpunimin e tyre më të ri me këngën “Kujt po i han”. Një bashkëpunim që solli reagime mjaft të mëdha në media. Jo vetëm kënga por edhe marrëdhënia që kishin dy këngëtarët me njëri-tjetrin u kthye në një çështje mjaft të përfolur në mediat rozë.

Çështje e cila mori një përgjigje zyrtare nga vetë këngëtari në fjalë.

I ftuar në emicionin “72”, Don Phenom u vu përballë një pyetjeje të sikletshme. Moderatori i këtij emisioni e teproi pak në lidhje me pyetjen duke u treguar më i drejtpërdrejtë se sa duhej.

“A e ke q* Encën a jo?”, ishte pyetja e sikletshme që iu drejtua këngëtarit.

Pyetje së cilës Don, i është përgjigjur me shumë korrektesë dhe vlerësim për kolegen.

Ai u shpreh, duke mbyllur kështu thashethemet e fundit:

Atë e kam kolegen më të mirë, e dua shumë. Përsa i përket pyetjes ajo është një gocë shumë e mirë, nuk bën ashtu gjërash me dikë që nuk është me të.”