JOQ Albania
Home

Nisi karrierën si aktore për filma me “pullë të kuqe”, adoleshentja flet me krenari: Nuk duhet të jetë tabu
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/05/2019 12:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente gjimnazi në SHBA ka mbrojtur para të gjithëve vendimin e saj për t’iu futur industrisë së filmave për të rritur.

18-vjeçarja, Caitlin Fink e kishte rrëfyer historinë e saj në gazetën e shkollës dhe kjo shkaktoi reagime të ashpra. Më pas shkrimi i saj u hoq.

Duke folur për CBS13, maturantja e mbrojti titullin e artikullit që lexonte, Biznesi i Rrezikshëm: Të fillosh karrierën në Indsustrinë e Argëtimit të të Rriturve.

Caitlin tregoi se pas një zënke me prindërit kishte nisur të jetonte vetëm dhe i duhej të paguante faturat.

Fillimisht ajo nisi të shiste foto nudo, por më pas, sipas saj, filloi të ndihej e vlerësuar dhe po i pëlqente puna që bënte.

Ajo tha:

Më duket sikur distrikti e sheh këtë temë si tabu, një gjë që duhet të fshihet poshtë qilimit, por në fakt nuk ka pse të jetë tabu. Është thjesht një temë për të cilën njerëzit nuk duan të flasin sepse i bën që të kenë siklet."

Gjithsesi, për fatin e saj të keq, filmi i saj i parë me përmbajtje pornografike u anulua, kështu që tani ka nisur një punë të dytë si larëse pjatash.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania