JOQ Albania
Home

Babai i shqetësuar filmon tullumbacen duke zbritur shkallët: Duket si një shpirt i humbur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/05/2019 9:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tullumbace në formën e një vajze të vogël është filmuar duke zbritur shkallët e një shtëpie.

Pamjet janë postuar në Twitter nga një përdorues që mbante emrin ‘Wiredrat’ ndërsa në sfond dëgjohet një frymëmarrje e lehtë dhe të lehurat e një qeni nga larg.

Vajza në tullumbace i ka flokët e kapura, sy të mëdhenj dhe mban veshur një fustan me vija.

Në videon e postuar tullumbacja shihet duke zbritur shkallët një nga një dhe në një moment kthehet nga kamera që po e filmonte.

Gjithsesi, po ta shohësh me kujdes, duket sikur ‘vajza’ nga një fije peri me të cilën po tërhiqet, dhe kjo ka shtuar dyshimet se dikush mund t’i ketë dhënë një të shtyrë dhe më pas e kanë lënë që t’i bindet ligjeve të fizikës.

Për disa prej komentuesve pjesa më e frikshme është momenti kur ajo kthehet dhe drejtohet nga kamera.

Bashkë me videon, Wiredrat shpjegon që tullumbacja është e vajzës së tij të vogël, por që ai beson se ajo në fakt është një ‘shpirt i humbur’.

Që prej postimit videoja është bërë virale në rrjet dhe ka marrë rreth 2 milionë shikime.

Burimi:Mail Online |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania