JOQ Albania
Home

Po hapte derën e shtëpisë, burri kafshohet në ballë nga një gjarpër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/05/2019 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë në një shtëpi tregojnë momentin e frikshëm kur një burrë kafshohet nga një gjarpër.

Incidenti ka ndodhur në një shtëpi në Oklahoma ndërsa burri i sulmuar nga zvarraniku quhet Jerel Heywood.

Heywood kishte shkuar për vizitë tek një miku i tij, Rodney Copeland dhe pasi zbriti nga makina ai u drejtua tek dera.

Ndërkohë që po bëhej gati të hapte derën, një gjarpër i cili mesa duket ishte mbështjellë në një nga dritat e jashtme, iu hodh dhe e kafshoi në ballë.

Për fatin e ti të mirë, gjarpri nuk kishte qenë helmues.

Fundi nuk qe i mirë për zvarranikun të cilin e zbritën poshtë në dysheme dhe e qëlluan derisa ngordhi.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania