JOQ Albania
Home

Lajm i keq përdoruesit e WhatsApp, aplikacioni do të ndalojë së funksionuari për celularët që përdorin këtë sistem operimi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/05/2019 23:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

WhatsApp ka njoftuar përdoruesit se aplikacioni do të ndalojë së funksionuari në të gjithë smartfonët që operojnë me sistemin Windows.

Platforma e mesazheve nuk do të funksionojë më në pajiset të cilat operojnë me softuerë Microsoft duke nisur nga dhjetori i vitit 2019.

Kompania paralajmëroi gjithashtu se disa nga funksionet e WhatsApp mund të nisin të mos punojnë në çdo kohë në pajisjet për të cilat Microsoft e ka ndërprerë mbështetjen në vitin 2017.

Në një postim, një zëdhënës i kompanisë njoftonte:

Nuk do mund të jeni më në gjendje ta përdorni Whatsapp në të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 dhjetorit 2019. Kjo për shkak se ne nuk zhvillojmë më për këto sisteme operative, disa tipare mund të ndalojnë funksionimin në çdo kohë".

Deklarata vjen pas vendimit të Microsoft për t’i dhënë fund mbështetjes për softuerin nga dhjetori i 2019, duke i këshilluar përdoruesit që të blejnë pajisjet me sistem iOS ose Android.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania