JOQ Albania
Home

Akuzohet se i mori 700 mijë franga çiftit zviceran, rrëfehet Loredana. Mozzik: Urime Ramazani
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/05/2019 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reperja e njohur Loredana Zefi u arrestua para disa ditësh nga policia e Luzernit. Lajmi u bërë i ditur nga media "20 minuten", e cila ka shpalosur historinë dhe akuzat që rëndojnë mbi Loredanën.

Por pak orë pas lajmit të bujshëm u mor vesh gjithashtu se Loredana Zefi u lirua po atë mbrëmje që u arrestua pasi u mor në pyetje nga policia. Loredana akuzohet për vjedhjen e 900 mijë frangave, ku është shtirur edhe si vajza e një avokati të njohur zvicerian.

Mënyra se si kishte vepruar Loredana për të mashtruar çiftin zviceran dhe vjedhur paratë i ngjan një skenari filmash. Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann dhe shtirej si vajza e jashtëligjshme e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Ajo është në një konferencë live për mediat kosovare por edhe ato gjermane në lidhje me pretendimin dhe akuzat e çiftit zvicerian.

Deklarata e Loredanës:

Kum ardhë faleminderit që keni ardhë e keni gjetë kohën për mem dëgjuar. Pika e parë është unë jam këtu për shkak që jam te gjiru ni spot, është planiifiku shumë ma herët për shkak se nuk kemi shqetësime ose arsye për me shty këtë spot. Në bazë të mediave që kum lexu unë muj me thanë që do sene janë ndryshe do ndryshe unë kum ardhme sqaru qet sen për mu cka është me rëndësi shteti shqiptar, gjerman, Zvicrën prej asni personi nuk janë marrë paret me dhunë me mashtrime me kërcënime, këto pare që kanë jhi shumën nuk e di, janë marrë me vullnet prej anës tjetër, okej qekjo është e para. E dyta ky sen ka fillu 2016, unë nuk kam qenë e involume dhe nuk kam ditë kurgjo për këtë rast, 2018 këto pjesë të anëtarevë të familjes Zefi më kanë tregu që 2018 është mundësia me e mbyllë këtë post, nuk e di cka kanë bo këta persona në mes të vetit, po në 2018 ku unë kam marrë vesh për këtë rast, jam kanë në gjendje me i ndihmu familja është mbi të gjitha, nuk më intereson mediat nuk më itnerson muzika kur është puna për familjent me dmth që unë edhe pse nëpër media kam dalë po kjo është familja jem dhe unë jam e kënaqt dhe gjithmonë kam me qenë lojale mas familjes në kohë të mira dhe të vështira, unë jam rrit me një familje shumë të madhe I kam 7 vëllazën dhe dy motra, po baba jem na ka mësu që kurgjo nuk është ma e shtrejtë se familja, ju mundeni me qenë me mu dhe mundeni me qenë jo me mu. Besoni dhe mësoni që nuk janë këto sene të vërteta po rasti ka mu sqaru dhe ma merr menja që do pak si shumë fjalë kanë me ndryshu. Është e vërtetë që kum dhanë deklarata në polcii, po unë e mbyllur nuk jam kanë asnjëherë, unë kam qenë në deklaratë, burri jem më ka prit jashtë, këta e kam shumë lojal, më ka leju me shumë në shtëpinë time ku ka qenë vajza ime. Përndryshe, seni që unë e kam ardh këtu me ju deklaru juve me ju kallxu juve, paret nuk janë marrë me dhunë, me kërcënime, pala tjetër e ka pranu dhe e ka bë me plot dëshirën e saj."

Bashkëshorti i Loredanës, Mozzik, ka folur për herë të parë pas “tymnajës” në media. Pas akuzave të bërë nga një çift zvicerian në drejtim të reperes, bashkëshorti i saj ka dalë në mbrojtje.

Mozzik theksoi se pavarësisht çfarë do gjëje të ndodhë me reperen ai do të jetë në përkrahje të Loredanës. Një gjë të tillë ai e thotë pasi është totalisht i bindur se çdo gjë që flitet rreth saj është e trilluar.

Më pas ai nuk harroi të urojë Ramazanin të gjithë besimtarëve dhe të bëjë me dije se gjithçka që ka arritur deri tani është falë punës.

Mozzik veç të tjerash theksoi:

Zoti nuk i hup njerezit e drejt kurrë. Urime Ramazani!”