JOQ Albania
Home

Banorët frikësohen nga gjiganti i qiellit, shqiponja rrëmben si pa të keq qengjin dhe largohet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/05/2019 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa foto të jashtëzakonshme tregojnë sesa e egër mund të jetë natyra ndonjëherë.

Banorët në një ishull në Skoci kanë filluar të shqetësohen për kafshët e tyre shtëpiake në momentin që kanë parë fotot e një shqiponje duke rrëmbyer një qengj.

Fotot janë shkrepur në ishullin e Mull-it dhe tregojnë një shqiponjë gjigante duke mbajtur në kthetrat e saj një qengj ndërsa largohet në ajër.

Banorët e ishullit Wight, pasi panë fotot, janë frikësuar pasi në këtë vend priten të lirohen rreth 60 shqiponja të tilla më vonë gjatë këtij viti.

Momenti është kapur në kamera muajin e shkuar nga fotografi amator Douglas Currie, një 74-vjeçar nga Loanhead, Midlothian.

Ai ndodhej në ishull me pushime bashkë me bashkëshorten kur pa skenën.

Pas shpërndarjes së fotove, banorët mendojnë se lëshimi i shqiponjave në ishull është një çmenduri e vërtetë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania