JOQ Albania
Home

Nxënësi po zbriste nga autobusi, shoferja që po përshëndetet si heroinë i shpëton jetën në limit sekondash
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/05/2019 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoferja e një autobusi në Nju Jork po përshëndetet si heroinë pasi i shpëtoi jetën një nxënësi nga vdekja e sigurt.

Samantha Call kishte ndaluar autobusin që të zbriste një nxënës, por ndërkohë që ai po bëhej gati të dilte një makinë po afrohej me shpejtësi të madhe.

Pasi pa automjetin që po afrohej nga pasqyra, ajo reagoi menjëherë duke e mbajtur fëmijën nga bluza.

Duke vepruar me instinkt, Call arriti të parandalonte një tragjedi të mundshme.

27-vjeçarja deklaroi për mediat:

Ne jemi trajnuar që të shohim pasqyrat. Sytë tanë duhet të skanojnë çdo sekondë. Por unë nuk e prisja që aty të kalonte një makinë.”

Videoja që tregon momentin e incidentit është bërë tashmë virale në rrjet.