JOQ Albania
Home

“Po ndihesha me fat atë ditë”/ 24-vjeçari blen një dorë me bileta lotarie, fiton 768 milionë dollarë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/05/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 24-vjeçar ka pranuar se filloi të vuante nga paranoja pasi mori vesh se ishte fituesi i 768 dollarëve në një lotari.

Manuel Franco priti me frikë derisa i mori milionat e tij, pasi gjatë gjithë kohës ishte i frikësuar se mos dikush do t’i vidhte biletën fituese.

Franco kishte blerë 10 dollarë bileta nga Quick Pick pasi, siç shpjegon ai vetë, atë ditë po ndihej me fat.

Si duket, parandjenja e tij kishte qenë e saktë pasi duke kontrolluar biletat ai e kuptoi që ishte bërë milioner.

I riu tregon:

Ishte e mrekullueshme. Zemra ime filloi të rrihte fort..Fillova të bërtisja për të paktën 10 minuta.”

Franco filloi më pas të ndihej nervoz, biletën e ruajti në një kasafortë tek shtëpia e tij dhe ndihej sikur e gjithë bota ishte pas çmimit të tij.

Gjithsesi, asgjë nuk ndodhi dhe Manuel arriti t’i merrte paratë e tij. Sigurisht, gjëja e parë që bëri ishte lënia e punës.

Burimi: UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania