JOQ Albania
Home

Ishte ‘mërzitur” duke pritur pronarin, qeni filmohet duke i rënë borisë së makinës pa pushim
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/05/2019 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti kur një qen, që ka mësuar sesi t’ia bëjë të ditur pronarit që po mërzitet, i bie borisë së një automjeti pa pushim.

Një burrë, emri i të cilit nuk është bërë publik, tha për mediat se ishte në market duke marrë kafe në Valdez, Alaska, në momentin që dëgjoi një bori makine që nuk po pushonte.

Ai tregon:

Dëgjova borinë e një makinë që nuk pushoi për të paktën 2 minuta. Fillova të nevrikosesha dhe dola jashtë që të përballesha me shoferin.”

Ai hapi dhe kamerën për ta filmuar shoferin, por në momentin që po i afrohej automjetit e kuptoi që në fakt ishte një qen i ulur në sediljen e shoferit.

Edhe pse burri iu afrua tek xhami, qeni vazhdoi t’i binte borisë i pandikuar fare nga prania e tij.

Nuk dihet se edhe për sa kohë qeni i ‘mërzitur’ vazhdoi t’i binte borisë, por qëndrimi i tij ‘epik’ në timon ka marrë shumë komente në rrjet.

Burimi: UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania