JOQ Albania
Home

Ky është vendi më i keq për të qenë gay në Evropë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/05/2019 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Azerbajxhani është vendi më i keq për të qenë gay në Evropë. Të paktën kështu pretendon një grup për të drejtat e komunitetit LGBT+, ILGA-Europe.

Aktivistët renditën sipas një shkallë te caktuar, vendet me abuzimin më të lartë të të drejtave njerëzore dhe ato që kanë një shkallë të lartë barazie.

Tani në vitin e saj të dhjetë, renditja ka analizuar ligjet dhe politikat që qeverisin çështjet LGBT + në 49 vende evropiane gjatë 12 muajve të fundit.

Vlerësimet janë bërë në 69 kategori individuale, siç janë të drejtat e punësimit dhe barazia e martesës.

Azerbajxhani shënoi vetëm 3 për qind në anketë, ndërsa Turqia dhe Armenia, 5 për qind dhe 7 për qind secila.

Vendet që u renditën mirë në listë përfshinin Maltën në vendin e parë e ndjekur nga Belgjika dhe Luksemburgu që mbanin vendin e dytë dhe të tretë si vendet më të mira të Evropës për respektimin e të drejtave të LGBT+.

Burimi:Independent|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania