JOQ Albania
Home

E kishte braktisur që në lindje, nënë e bijë takohen për herë të parë pas 70 viteve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/05/2019 21:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një e moshuar 90-vjeçare është takuar me vajzën, që e kishte dhënë për adoptim, pas 70 vitesh.

Lynne Wray, tani 70-vjeç, u nda nga krahët e nënës së saj që në lindje dhe nuk pati mundësinë ta takonte kurrë.

Në videon prekëse të postuar në rrjet duket 90-vjeçarja Elizabeth Pullen e cila pret e kthyer me shpinë ardhjen e vazjës.

Pasi ato i afrohen njëra-tjetrës por me sy të mbyllur, Elizabeth dëgjohet duke i thënë vajzës së saj se ‘qenke më e gjatë se mami.’

Më pas ato shihen në sy dhe përqafohen me njëra-tjetrën.

Ribashkimi ndodhi të hënën e 6 majit, pasi mbesa e Pullen, Wanda LeBlanc kishte nisur kërkimet për të gjetur vajzën biologjike të gjyshes së saj.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania