JOQ Albania
Home

Mori shokët për t’u mburrur se kishte fituar £50,000 në lotari, 32-vjeçarit i zgjat vetëm ‘disa minuta’ gëzimi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/05/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 32-vjeçari, që mendonte se kishte fituar një shumë të majme parash në lotari, i ka zgjatur shumë pak gëzimi.

Dean Smethurst nga Anglia mendoi se kishte fituar £50,000 në Lotarinë Kombëtare dhe u tha miqve që nisi të planifikonte pushimet.

Por, për fatin e tij të keq rezultoi se kishte fituar thjesht 6 paund.

Smethurst shkoi në shtëpi i lumtur dhe filloi të mendonte se çfarë do të bënte me paratë derisa flluska e tij e lumturisë u ça.

Ditën tjetër 32-vjeçari zbuloi se kishte bërë një gabim në bileta dhe se në fakt kishte fituar thjesht 6 paund.

Ai tregoi:

Nuk më zuri gjumi sepse isha shumë i emocionuar. Shtëpia ime ishte si një kantier ndërtimi në atë kohë, kështu që mendimi i parë që kisha ishte sesi do t’i përdorja paratë për ta rregulluar. Pastaj vendosa që do ta llastoja familjen time me pushime luksoze në Barbados."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania