JOQ Albania
Home

Mori vesh që vjehrra i kishte fobi, dhëndri blen merimangën gjigante që ajo mos t’i shkojë në shtëpi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/05/2019 9:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dhëndër, të cilit i kishte ardhur në majë të hundës nga vizitat e shpeshta të prindërve të gruas, gjeti një zgjidhje ‘ekstreme’ për të shpëtuar prej tyre.

Në një postim në Reddit, përdoruesi anonim tregoi se nuk gjente asnjë herë rehat apo privatësi pasi prindërit e bashkëshortes i vizitonin çdo ditë.

Ai shkruante në postimin e tij:

Privatësia nuk ka asnjë lloj rëndësie për ta, ndërsa gruaja ime nuk do që t’u vërë kufij. Vijnë çdo ditë pa lajmëruar për të ndenjur me gruan time dhe fëmijët.”

Por si duket dhëndëri i lodhur më shumë inatin e kishte me vjehrrën për të cilën thotë se është gërnjare.

Ao shton më tej:

Disa muaj më parë ajo u çmend fare sepse pa një merimangë që thjesht po rrinte ne një qoshe pa bërë asgjë.”

Ishte pikërisht ky moment kur atij i erdhi në mendje që të blinte një tarantula dhe ta mbante në shtëpi.

Tashmë, siç tregon edhe vetë, vjehrri vjen akoma t’i vizitojë, por vjehrra shumë herë më rrallë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania