JOQ Albania
Home

Infermieri apel, pasi denoncoi mosfunksionim e ashensorëve në Spitalin e Traumës: Të denoncojnë parregullsitë e qëllimshme që ndodhin
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/05/2019 20:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, infermieri Frrok Bardhi shkroi në redaksinë e JOQ Albania dhe tregoi se në Spitalin e Traumës në Tiranë nuk funksionin ashensorët.

Kurse mbrëmjen e sotme, ai ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe thotë se sot janë marrë masa me vrap për t’i rregulluar.

Në mesazhin e tij Bardhi u bën apel qytetarëve se kur shikojnë raste të tilla duhet t’i denoncojnë ato.

Po ashtu ai bën me dije se drejtori i spitalit të Traumës është një djalë i mirë, por sipas Bardhit ai është në vendin e gabuar.

Më tej ai shkruan se problemet në spitalin e Traumës në Tiranë, por edhe në gjithë spitalet e tjera në Shqipëri janë të pafundme.

Mes rreshtave ai shkuan edhe se drejtori i spitalit të Traumës në Tiranë se i gjithë stafi i spitalit ndihet i nënvlerësuar nga kryeinfermierja që ai ka vënë për të drejtuar spitalin.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ Albania! Jam Infermieri denocues dhe rrefuzues i sistemit te kalbur dhe fasad shendetsor ne Shqiperi Frrok Bardhi. Falenderime nga disa Bluza te Bardha te Spitalit te Traumes, me vijne ne mesazhe ne fb,dhe ne telefon ,por edhe telefonata. Pas denoncimit te mbremshem ne faqen tuaj te nderuar,per mosfunksionimin e dy nga tre Ashensorve ne Spitalin e Traumes,sot me shpejtesi jane vene ne levizje per te riparuar pikerisht keta Ashensor. Dua ti them drejtorit te Spitalit te Traumes A. Z., se Ti je nje djale i mire,por ti je ne vendin e gabuar. Edhe dicka, drejtorit,personeli ndjehet nen presion dhe i nenvlersuar nga Kryeinfermierja te cilen ti e ke sjelle sapo erdhe ne drejtim te Spitalit. Sot je drejtor,e neser do jesh nje mjek i thjesht si gjithe te tjeret, keshtu qe jeta eshte portokalle mos u bej djal i kec, pasi nuk je i tille. Problematikat ne Spitalin e Traumes por edhe ne te gjithe Spitalet e vendit jane te pafundeme, keshtu qe mundohu sa te mundesh te rregullosh ato c’fare ke mundesi. Ti je djale i mire,dhe duhet te kuptosh qe edhe une, dua qe ky vend te behet prandaj denoncoj ne media problematikat e Sistemit te kalbur dhe Kancerizuar te Shqiperise. Pas denoncimit te mbremshem per msofunksionimin e ashensorve,sot me vrap kane marre masa per ti rregulluar,keshtu qe te gjithe qytetaret duhet te denocojne parregullsite e qellimshme qe ndodhin me jeten e tyre.’’