JOQ Albania
Home

Bëri xhiron e rrjetit videoja ku lë nam duke folur anglisht, reagon Jonida Maliqi: Big deal
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/05/2019 8:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me Eurovizionin rikthehet edhe “makthi” i gjuhës anglisht për përfaqësueset e Shqipërisë në festivalin më të madh të këngës. Një gjë e tillë ka ndodhur me Jonida Maliqin. Këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në koncertin që zhvillohet në Izrael këtë vit, na rikthen edhe një herë pas në kohë.

Me anglishten e saj jo të plotë, Maliqi na sjell në kujtesë “shown” e dhënë një vit më parë nga Eneida Tarifa, që bëri xhiron e internetit ku i kërkonte asistentes së saj ta ndihmonte me një fjalë anglisht “Dhurataa ma kujto pak”.

Edhe këtë vit, në intervistat e zakonshme tashmë për Eurovizion, Maliqi shihet në vështirësi në komunikimin e saj anglisht. Shpeshherë fjalët nuk i kujtohen dhe fillon të flasë shqip. Ose në raste të veçanta nuk di sesi të shprehë anglisht atë që do të thotë.

Ajo nis të flasë me vështirësi në artikulim dhe mezi kuptohet në ato çfarë dëshiron të shprehë.

Në lidhje me videot e shpërndara online që bënë xhiron e rrjeteve sociale, Maliqi ka reaguar me një tjetër video ku thotë se i duhet zëri për të fituar dhe jo anglishtja perfekte.