JOQ Albania
Home

Nëna e tyre ngordhi pasi e përplasi makina, fermeri “hero” shpëton 4 dhelprat e vogla që ndodheshin ende në bark
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/05/2019 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fermer u ka shpëtuar jetën 4 këlyshëve që ndodheshin në barkun e një dhelpre që u përplas nga një makinë.

Nëna dhelpër ndodhej në cep të rrugës e ngordhur, ndërsa të vegjlit e saj lëviznin ende në barkun e saj.

Pasi pa skenën e trishtë, 24-vjeçari Chris Rolfe, mori një thikë dhe performoi operacion cezarian në mënyrë bashkë me nënën të mos ngordhin dhe këlyshët.

Duke folur për rastin Chris tregon:

E pashë në rrugë dhe ndalova për të kontrolluar nëse po vuante. Ishte diçka instiktive, ndryshe në vend të një jete të humbur, do të kishin ngordhur edhe këlyshët bashkë me nënën."

Këlyshët e vegjël, të cilët quhen Ginger, Biscuit, Big Tip and Little Tip, janë tashmë të shëndetshëm dhe po ecin mirë falë Chris-it dhe nënës së tij, Jean.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania