JOQ Albania
Home

“Firmose gjobën se është më mirë për ty”, polici gjobit dhe i merr patentën qytetarit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 18/05/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar pretendon se është gjobitur pa të drejtë nga policia rrugore. Ai ka treguar për JOQ Albania të gjithë situatën. Ngjarja është regjistruar në rrethrrotullimin e Malit të Robit, në rrugën dytësore që të çon për në Kavajë.

Qytetari ka parakaluar në zonën e rrugës me vija të ndërprera një makinë policie, e cila po ecte me shpejtësi të ulët. Rreth 1 km më pas ai është ndaluar nga patrulla e policisë. Atij i është vendosur një gjobë nga efektivi me iniciale Gj.K, për parakalim të gabuar, gjë për të cilën qytetari pretendon se është e pavërtetë.

Pas vendosjes së gjobës dhe heqjes së lejes së drejtimit, polici i afrohet dhe i thotë se ka ndryshuar strukturën e mjetit. Kjo gjë rezultoi e pavërtetë, pasi polici bëri verifikimet e nevojshme. Duke qenë se e kishte shkruar në fletën e gjobës nuk kishte sesi e ndryshonte. Më pas efektivi i ka kthyer lejen e qarkullimit, ndërsa patentën ia ka mbajtur.

Sipas denoncuesit, polici i cili ishte shoqëruar nga dy kolegët e tij, i ka thënë se është 24 orë pa gjumë dhe se duhet të firmosë fletën e gjobës për të mirën e tij. Qytetari gjithashtu ka bërë ankesën në SHÇBA, pasi sipas tij asnjë nga nenet për të cilat është gjobitur, nuk parashikon heqjen e lejes së drejtimit.

Mesazhi për JOQ Albania

pershendetje JOQ. ne Dat 16.05.2019 jam gjobitur pa drejtesisht nga nje efektiv policie duke me hequr lejen e drejtimit dhe duke me nxjerr ne komision. gjithcka ka nisur me parakalimin tim e makines se policise ne menyre shume te rregullt me vija te nderprera. ne gjob shkruhet parakalim i gabuar gje qe nk esht fare e vertet. ndryshim strukture te makines. gje qe vet polici prezent e ka vertetuar qe nuk ka qen e vertet por e kishte shkruajtur ne gjob dhe nuk kishte si e ndryshonte. theksoj se polici esht kujtuar te me ndalonte pas 1 kilometer rruge. rreth rrotullimi i malit te robit rruga dytesore duke ecur per ne qerret te kavajes. flm ne qofte se e postoni. anonim emri im iu lutem

Momenti i parakalimit