JOQ Albania
Home

Google i ndërpret mbështetjen, kjo është marka e celularëve që nuk do të funksionoj më si më parë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/05/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Google ka bllokuar firmën kineze të komunikimeve Huawei nga përdorimi i aplikacioneve ‘vitale’ si Gmail dhe YouTube në gamën e saj të telefonave të mençur.

Sipas raportimeve, ata që do të preken më së shumti do të jenë celularët e rinj të lëshuar nga kompania

Njëlloj si Samsung apo LG edhe smarfonët Huawei funksionojnë me anë të sistemit të operimit Android dhe mesa duket këta të fundit tashmë janë në telashe.

BBC njoftoi se masa vjen pasi administrata Trump goditi kompanitë e teknologjisë kineze dhe e shtoi gjigantin e telekomunikacionit në një listë të bizneseve që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Një zëdhënës i kompanisë njoftoi:

Ne jemi në përputhje me rendin dhe shqyrtimin e implikimeve. Për përdoruesit e shërbimeve tona, Google Play dhe mbrojtjet e sigurisë nga Google Play Protect do të vazhdojnë të funksionojnë në pajisjet ekzistuese Huawei."

Ndërkohë përdoruesit e Huawei u janë drejtuar mediave sociale për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë Trump.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania