JOQ Albania
Home

Shkencëtarët: Pas kaq vitesh njerëzit do nisin t’i ‘rrisin’ fëmijët në mitra artificiale
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/05/2019 11:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vitet në vazhdim, shkencëtarët planifikojnë që të jenë në gjendje të rrisin embrionët e njerëzve në laboratorë duke përdorur mitra artificiale të teknologjisë së lartë.

Mjekët në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias kanë nisur bisedimet me “US Food and Drug Administration” (FDA) për të filluar testimin e mitrës artificiale për embrionet njerëzore brenda dy viteve të ardhshme.

Nëse testimet rezultojnë të suksesshme, hulumtimi mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si e shohim shtatzëninë, lindjen dhe ndoshta edhe evoluimin njerëzor.

Fizikanti i Universitetit Yale, Carlo Bulletti u shpreh:

Nëse këto studime klinike shkojnë mirë, mitra artificiale mund të jetë plotësisht funksionale brenda dhjetë viteve.”

Nëse mitrat artificiale janë të sigurta dhe efektive, ato mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë ndërlikimeve mjekësore që mund të dalin gjatë shtatzënisë dhe lindjes, pa kompromentuar aftësinë e nënës dhe fëmijës për t’u lidhur me njëri-tjetrin.

Studimet janë frymëzuar nga një qengj që lindi shumë përpara kohe dhe shkencëtarët arritën ta mbanin gjallë në një mitër artificiale.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania