JOQ Albania
Home

‘’Dua të di se çfarë lloj sëmundje është’’/ Peshkatari habitet kur sheh se çfarë kishte zënë grepi
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/05/2019 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Produktet e modifikuara gjenetikisht janë kthyer në një problem shqetësues. Po ashtu edhe pesticidet e ndryshme që përdoren po kthehen në problem shqetësues.

Kurse gjatë ditës së sotme një qytetar ka shkruar dhe ka treguar se teksa ishte duke peshkuar në grepin e tij kanë rënë disa peshq të sëmurë.

Ai shkruan se në rezervatin e shesheve në Dovran të Korçës peshqve u ka rënë një lloj sëmundjeje që ai nuk e di se çfarë është.

Po ashtu, ai ka nisur edhe disa foto në redaksinë e JOQ Albania, të cilat flasin më shumë se 1000 fjalë për të treguar se sa të pambrojtur janë konsumatorërt shqiptarë.

Siç shikohet edhe në foto peshqit kanë plagë në trup dhe qytetari që na ka shkruar thotë se nuk e di në duhet të peshkojë më në atë vend.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje! Sot duke peshkuar kam kapur kete peshK sic e. Shikoni dhe dua te di se cfare lloj semunde esht dhe a duet te peshkoj me ne ate vend qe isha sot ju lutem publikojeni dhe te mesoj se cfare semundje esht kjo .Ne fshatin dvoran te korces  sot. Ne Rezervuarin i shesheve kam peshkuar.’’