JOQ Albania
Home

‘’Fatmirësisht autobusi nuk u rrokullis’’/ Aksident i frikshëm në Kamëz
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/05/2019 21:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e kodër Kamzës.

Ai tregon se një autobus, i cili po udhëtonte tej normave të lejuara ka humbur kontrollin.

Po ashtu qytetari shkuan se pati disa të lënduar, por fatmirësisht autobusi nuk u rrokullis.

Gjithashtu ai shkruan me ironi se siguria e qytetarëve në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar.

Në përfundim të mesazhit të tij ai shkruan se edhe pse qytetarët paguajnë tarifa biletash të larta cilësia e shërbimit është shumë e keqe.

Mesazhi i plotë:

Prsh Joq, sapo ndodhi nje aksident Koder Kamez Insitut. Nje autobuz i Kamzes po ecte me nje shpejtesi tejet normave te lejuara (aksidenti ndodhi ne pjesen qe eshte si dysheze) dhe drejtuesi humbi kontrollin e autobuzit. Pati disa te lenduar, por fatmiresisht autobuzi  nuk u rrokullis. Siguria e qytetarit ne nivel minimal. Paguajme tarifa biletash edhe me te larta qe nuk e justifikojne aspak cilesine dhe sigurine e sherbimit apo jo !?