JOQ Albania
Home

Pamje të rënda/ Dhelpra ngulet me gozhdë prej veshi në pemë, i vënë kollare e kanoçe birre mbi kokë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/05/2019 21:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kafshët në vendin tonë keqtrajtohen madje edhe vriten dhe askush nuk merr masa për këtë gjë.

Rasti tjetër i rëndë vjen nga Korça. Dy qytetar kanë nisur foto pranë redaksisë së JOQ Albania, ku shikohet se si është masakruar një dhelpër.

Nëse në vende si Franca, për këtë gjë do të dënoheshe edhe me burg në vendin tonë askush nga institucionet përgjegjëse nuk do t’ia dijë.

Siç shikohet edhe në foto dhelpra e vrarë është ngulur prej veshi me gozhdë në pemë.

E sikur mos të mjaftonte e gjitha, kjo i është varur një kollare dhe madje i është vënë edhe një kanoçe birre mbi kokë.

Njëri prej qytetarëve që ka nisur foton shkruan:

 Përshëndetje JOQ! Nuk e di kush e ka lënë aty ishte e vrarë.’’

Ndërkohë që nëpër botë kafshët mbrohen në vendin tonë fotot e dhelprës së gjorë flasin më shumë se 1000 fjalë për të treguar se çfarë po ndodh dhe se sa alarmante është gjendja.