JOQ Albania
Home

‘’Tregohen kaq mashtrues dhe jo korrekt’’/ Gruaja mashtrohet nga faqja online, zhgënjehet keq kur shikon porosinë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/05/2019 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

‘’Lindja’’ e internetit ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e njerëzve. Duke nisur këtu nga komunikimi e deri tek mënyrat e argëtimit.

Sot pothuajse gjithçka po kryhet me anë të internetit. Një risi tjetër që solli interneti ishte edhe tregtia elektronike, ose blerja online ndryshe.

Edhe pse kjo gjë është cilësuar si risi shumë persona kanë mbetur të zhgënjyer nga blerjet online.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një zonje, e cila ka porositur një pikturë në një faqe online.

Ajo ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se piktura që kishte porositur nuk i ka shkuar ashtu siç ajo e kishte porositur.

Po ashtu, ajo shkruan se i është drejtuar me mirësjellje personit që administron faqen ku ka bërë porosinë, po ai nuk i është përgjigjur e madje ka fikur edhe telefonin.

Ndër të tjera në mesazhin e saj ajo shkruan se është për të ardhur keq që tregohen kaq mashtrues dhe jo korrekt.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq! Doja denoncoja nje rast te nje faqe online,ku un porosita nje pikture me vlere 9000 lek dhe nuk erdhi ashtu sic ishte! Doja ta beja rastin publik pasi ju drejtova personit me miresjellje per ti dhene nje zgjidhje problemit por as qe e hapte me tel. Madje tel e fikte gjithe kohes dhe nje adrese fizike per tu drejtuar ne Tr nuk e ka. Eshte per te ardhur keq qe tregohen kaq mashtrusa dhe jo korrekt! Porosit kale i shkojn kuaj pa trup.’’