JOQ Albania
Home

Konsiderohet si vepër arti, ky laptop i vjetër po shitet me një çmim marramendës për arsyen e pabesueshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/05/2019 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjeja e fundit që do të donit të blinit do të ishte një laptop i mbushur plot me viruse.

Por, një laptop i tillë po shitet tashmë me një çmim të lartë. Mund të mendoni se të paktën do të jetë teknologjia e fundit dhe luksoz, por jo!

Bëhet fjalë për një laptop të vjetër Samsung i vitit 2008, të “mbushur plot” me viruse të frikshme.

Ky laptop i vjetër dhe i ‘dëmtuar’ pritet që të dalë në ankand dhe të shitet deri në 1 milion paund.

Sipas artistit, Guo O Dong kompjuteri në fjalë është në fakt një vepër arti që tregon sesa e rrezikshme mund të jetë bota e rrjetit.

Dong u shpreh për The Verge:

Ne kemi këtë fantazinë që mendojmë se gjerat që u ndodhin kompjuterëve tanë nuk mund të na ndikojnë ne, por kjo është absurde. Viruse të fuqishme që sulmojnë direkt infrastrukturat publike janë dëm i drejtpërdrejtë."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania