JOQ Albania
Home

Do luani mendsh nga vlera marramendëse e “super-bishës” së Trejsi Sejdinit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/06/2019 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miss Universe Albania Trejsi Sejdini ka festuar ditën e djeshme përvjetorin e saj të 19-të. Veç urimeve të shumta nga familjarë, miq dhe fansa në rrjetet sociale, ajo ka marrë dhe një dhuratë. Një dhuratë, të cilën shumë prej nesh e dëshirojmë.

Një automjet tip "Mercedes-Benz GLC 63 AMG GLC 63 S AMG Coupe" është ajo çka mendojmë se i ka zbukuruar ditëlindjen më shumë se çdo gjë tjetër Trejsit. Me vlerë mbi 120 mijë euro, makina super-luksoze kthen kokën e çdokujt që e sheh në rrugë.

Kujtojmë se Trejsi u bë e njohur për publikun para se të fitonte titullin "Miss". Falë karakterit të saj ekspresiv dhe të sinqertë, modelja ka arritur të fitojë zemrat e fansave si dhe pjesën e kritikëve të saj.

Nuk dihet dhuruesi i kësaj dhurate të mrekullueshme.