JOQ Albania
Home

Ndërron jetë papritur vajza e njohur e reklamave shqiptare, shoqja: Na e dhive keq fare
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01/06/2019 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në një moshë shumë të re një nga vajzat më të spikatura në fushën e reklamave dhe marketingut.

Armanda Milushi është shuar pas një operacioni të kryer në zemër.

Ajo ka qenë ndër të parat femra që ka guxuar të eksperimentojë në reklama dhe marketing gati dy dekada më parë, kur ende këto terma në vendin tonë nuk ishin të njohura mirfilli.

Ami u largua nga kjo botë duke lënë pas shumë pikëllim tek miqtë, kolegët, të afërmit e familjarët.

Një prej mikeve të saj të mira, shkruan mes pikëllimit:

Kishim plane te tjera! P.sh. ne korrik do vije ke une per ajer te paster… nga vjeshta do benim girls trip…kishim be deri dhe planet e azilit pas 70-ve?
Na e dhive, po na e dhive keq fare. Si jetohet tani pa ty?"