JOQ Albania
Home

PSG hedh sytë nga Ronaldo, gati oferta e bujshme për ‘yllin’ portugez
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/06/2019 12:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aventurës së Kristiano Ronaldos te Juventusi mund t’i vijë fundi që në këtë merkato vere.

Sipas asaj që raporton “Diario gol”, PSG mund të tentojë befasinë gjatë verës për ta transferuar 34-vjeçarin në Paris.

Një kampionat të cilin Ronaldo nuk e ka provuar kurrë dhe mund të joshet nga ideja.

Drejtuesit e klubit parisien janë të gatshëm t’i ofrojnë Ronaldos një rrogë vjetore prej 50 milionë eurosh.

. Ndërkohë, për Juventusin mund të mjaftonte një shumë prej 140 milionë eurosh për ta bindur të hiqnin dorë nga sulmuesi.

Sigurisht, deri tani janë zëra merkato por nëse parisienët vendosin të shesin njërin prej Neymar apo Mbappe atëherë gjithçka mund të kthehet në realitet.