JOQ Albania
Home

Uefa publikon vazot e Champions për edicionin e ardhshëm
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/06/2019 12:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme Liverpooli u kurorëzua si ekipi më i mirë në Europë për të gjashtën herë.

Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Kloop mundën pastër Tottenhamin me rezultatin 2-0.

Tashmë që edicioni 2018/2019 uli siparin, erdhi koha që të mendojmë për sezonin e ardhshëm.

Të kualifikuara direkt për edicionin e ardhshëm do të jenë 26 skuadra, ndërsa të tjera do të duhet të kalojnë turet paraeleminatore.

Uefa ka ndarë edhe vazot me skuadrat përkatëse, ku bie në sy Ajaxi i cili ndodhet në vazon e dytë dhe duhet të kalojë dy ture eleminatore.

Në vazon e parë renditen: Barcelona, Bayern Mynih, Juventus, Mancester City, PSG, Zenit, Liverpool dhe Chelsea.

Vazo e dytë përbëhet nga: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Shakhtas Donetsk, Tottenham, Porto ( me tur eleminator) dhe Ajax (me 2 ture eleminatore)

Në vazon e tretë do të jenë: Bayern Leverkusen, Sazburgu, Valencia, Interi, Benfica, Lioni, Dinamo Kievit ( me fazë eleminatore) dhe Celtic ( me 3 faza eleminatore)

Vazo e katërt dhe e fundit përbëhet nga : Lokomotv Mosca, Genk, Galatasaray, Leipzig, Atalanta, Copenhagen, Bate, Young Boys, Astana, Slavia dhe Dinamo Zagreb ( me 3 faza eleminatore)

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania