JOQ Albania
Home

I la të gjithë me gojë hapur, “bomba” e finales bën postimin epik
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/06/2019 13:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Finalja e Champions Leagues rezervoi një surprizë të nxehtë për të gjithë tifozët, të pranishëm apo jo në shkallët e stadiumit.

Modelja Kinsey Wolanski u fut në fushë gjysmë e zhveshur, duke lënë të gjithë me gojë hapur.

Arbitri u detyrua të ndërpriste ndeshjen, derisa stjuardët e nxorrën jashtë modelen.

Pas takimit, Wolansky shpjegoi arsyet e veprimit të saj, nëpërmjet një fotoje në Instagram, duke shkruar se duhet të bëjmë gjëra të çmendura, të cilat do t’i mbajmë mend për tërë jetën.

Gjithashtu ajo mbante veshur një body, ku reklamonte faqen me materiale për të rritur, që administrohej nga i dashuri i saj dhe që ka 10 milion ndjekës.

Ndërkohë ajo ka thumbuar edhe njërin prej lojtarëve të Tottenham, pikërisht numrin 8, Harry Winks. Wolanski ka postuar një foto ku Winks i ka ngulur sytë.

Ajo ka shkruar sipër fotos:

Mos e shpërqëndrova më shumë seç duhet numrin 8?

Pas ndeshjes së djeshme, modelja ka arritur 2 milion ndjekës në Instagram, nga 230 mijë që kishte më parë.

Bjondja e zjarrtë thumbon lojtarin e Tottenham: Mos e shpërqëndrova më shuëm seç duhet?