JOQ Albania
Home

Tashmë ka dhe arsye ekonomike, shtohen zërat për shkëmbimin e bujshëm mes Inter dhe Juve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/06/2019 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aksi Torino-Milano ka qenë tepër i nxehtë në muajt e fundit, Nga njëra anë deklaratat e Wanda Narës dhe drejtuesit bardh e zi Paratici për Icardin dhe nga ana tjetër, kundërpërgjigja e Marottas për Dybalan.

Ardhja e Cristiano Ronaldos ka zbehur performancën e Dybalas, ndërsa nga ana tjetër Icardi shënoi 4 gola në fazën e grupeve në Champions dhe më pas u zhduk.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve të shumta, shkëmbimi mes Icardit dhe Dybalës është kthyer në modë. Icardi dhe Wanda kanë përsëritur më shumë se një herë, se duan të qëndrojnë në Milano, por Interi nuk ka plane të tjera me argjentinasin.

Përveçse nuk është i preferuari i Contes, shitja e Icardit do të rregullonte njëherë e përgjithmonë financate klubit zikaltër.

Kontrata e Icardit me Interin skadon në qershor të 2021 dhe zikaltërit nuk kanë ndërmend ta humbasin me parametra 0.

Juventus nga ana tjetër ka nevojë për një qendër sulmues, duke parë që Mandzukic nuk është më ai i viteve të shkuara.

Disa tifozë nuk do ta prisnin mirë këtë shkëmbim, njësoj siç ndodhi edhe me Conten.

Gjithashtu te Juventus qëndron hipoteza e rikthimit të Higuain, nëse Sarri merr në dorë frenat e skuadrës.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania