JOQ Albania
Home

Reali e shkarkoi si të paaftë, Lopetegui pritet të marrë një tjetër ekip të madh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/06/2019 17:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Julen Lopetegui do mbahet mend nga të gjithë si trajneri që braktisi stolin e Spanjës vetëm pak ditë para Botërorit duke u bërë trajner i Real Madridit.

Për fatin e keq, ai shkoi te Reali në një periudhë të vështirë për këtë klub dhe eksperienca e tij te "Galaktikët" nuk ishte aspak pozitive.

Kjo pasi ai nuk arriti të përfundonte as fazën e parë të kampionatit në drejtimin e madrilëve, për shkak të rezultateve të dobëta.

Tashmë Lopetegui është shumë pranë Sevillas. Spanjolli pritet të marrë drejtimin e andaluzianëve dhe ka për detyrë t’i risjellë ata në katër vendet e para në kampionat.

Para disa javësh emri i tij doli te skuadra tjetër e qytetit të Sevillas, Real Betis, por nuk u konkludua, pasi mbeti çdo gjë në kuadër të interesimit.

Burimi: Marca| Përshtati: JOQ Albania