JOQ Albania
Home

109 vjeçarja që mban prej një shekulli Ramazanin tregon sekretin për agjërim të lehtë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/06/2019 18:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E quajnë Xhemile Susuri dhe është plotë 109 vjeçe. Gruaja shqiptare jeton në fshatin Zhur, në afërsi të Prizrenit, në Kosovë.

Ajo është marrë në intervistë sëfundmi nga Radio Evropa e Lirë, ku ka treguar se ka gati një shekull që agjëron çdo Ramazan.

Sipas të moshuarës, që nga mosha 18 vjeçe ka filluar të agjërojë dhe asgjë nuk ka mundur ta ndalë që nga ajo ditë.

Gruaja tregon se kush ka pasur mundësi e ka mbajtur Ramazanin, por edhe pse kanë kaluar kohë të vështira, me mungesa të shumta, përfshirë edhe ato ekonomike, Xhemilja shton se asnjë gjë nuk e ka ndalur.

Sipas 109 vjeçares, puna fizike e ka bërë të jetë e shëndetshme.

Ajo shprehet:

Po, në Ramazan kemi punuar me shpirt. Mua po më thonë se më ka mbajtur puna. Po më ka mbajtur se nuk ka ndenjur në shilte. Vetë i kam kosit, vetë i kam mbajt, vetë kam pru dru nga bjeshka”.

Për Xhemilen, çdokush duhet të gëzohet kur mban Ramazanin, pasi ky muaj i begatë është i perëndisë.

Ndër të tjera, e moshuara tregon se mielli i mistrit është sekreti për agjërim të lehtë.