JOQ Albania
Home

Po zhduken për shkak të ndryshimeve klimaterike, aktori i njohur e kthen fermën e tij në një “parajsë” bletësh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/06/2019 22:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë dekadave të fundit, fermerët dhe shkencëtarët kanë vërejtur një rënie dramatike të popullatës së bletëve në botë.

Jemi duke i humbur bletët për shkak të ndryshimeve klimatike, pesticideve dhe reduktimit të përgjithshëm të habitateve të tyre natyrore.

Por, për fat të mirë, ekzistojnë disa njerëz që kanë zgjedhur të veprojnë dhe të mos heshtin duke parë dëmet e ndryshimeve klimaterike.

Aktori i famshëm Morgan Freeman është një nga këta njerëz.

Freeman po përpiqet të ndalë rënien e popullsisë së bletëve duke e konvertuar fermën e tij në Misisipi në një parajsë bletësh.

Aktori është bashkuar me lëvizjen globale në mbështetje të ruajtjes së bletëve dhe vazhdon të rrisë vetëdijen, duke u treguar njerëzve se sa e rëndësishme është që t’i mbajnë bletët gjallë.

Në një interviste Freeman u shpreh:

Ekziston një përpjekje e përbashkët për t’ia kthyer sërish bletët planetit…Ne nuk e kuptojmë se ata janë themeli, për rritjen e planetit, vegjetacionit..”

Burimi:Bright Side|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania