JOQ Albania
Home

Kjo është nëna e “çmendur” që del me vajzën e vogël në shpinë për gjueti
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/06/2019 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gjuetare ka treguar sesi ajo e merr vajzën e saj vetëm 9-muajshe me vete kur del për gjueti.

Rebekah Stephens nga Ohio ishte vetëm 7-vjeçe kur nisi të shoqëronte babain e saj për gjueti dhe kështu gjuetia u bë pasioni i saj.

Tashmë që është bërë vetë nënë e një vajze të vogël, Rebekah thotë se ajo e merr vogëlushen me vete nëpër ekspeditat e gjuetisë.

30-vjeçarja madje i ka bërë asaj një kostum që ta veshë për udhëtimet.

Duke treguar për pasionin e saj, Stephens shton:

Shpresoj që ajo ta dojë gjuetinë dhe peshkimin njëlloj si unë, që tani duket se i pëlqen shumë të rrijë jashtë në natyrë."

Edhe pse gjuan duke përdorur një hark dhe shigjeta, si duket, Rebekah e ka situatën në kontroll dhe nuk shqetësohet sa gjatë aktivitetit të saj mund të rrezikojë vajzën.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania