JOQ Albania
Home

Futbollisti i famshëm puth të bijën në buzë, plasin kritikat dhe ofendimet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/06/2019 7:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

David Beckham ka nisur një debat të madh ndërkombëtar, pas publikimit në rrjetet sociale të disa imazheve me të bijën, duke e puthur atë në buzë.

Edhe në nëntor të vitit të kaluar ai u përball me akuza dhe kritika të shumta pas publikimit të një videoje teksa argëtohej me fëmijët në një pistë patinazhi.

Por duket se ylli 44-vjeçar nuk shqetësohet aspak nga ato që thonë kritikat dhe ndjekësit e tij, pasi këtë herë ka publikuar një video të adhurueshme, ku puthet në buzë me 7-vjeçaren bukuroshe, Harper.

Videoja është xhiruar teksa familja ishte duke bërë një udhëtm me varkë në Florida dhe është shpërndarë nga bashkëshortja, Victoria, në Instagram.

Në video, plotë krenari David puth të bijën tre herë.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania