JOQ Albania
Home

Interi pa frena në merkato, kërkon t’i dhurojë Contes yllin e Ajax
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/06/2019 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Inter ka ndezur që tani motorët e merkatos. Drejtuesit zikaltër do të përpiqen me çdo kusht që të plotësojnë dëshirat e Antonio Contes.

Një nga repartet më problematike të Interit të sezonit të shkuar ishte mesfusha.

Për këtë arsye Inter është në kërkim të një lojtari që do të sjellë qetësi në mesfushë.

Pas interesimeve për Barellan, drejtuesit zikaltër kërkojnë t’i dhurojnë Contes një nga yjet e Championsit të shkuar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Ajax, Donny van de Beek.

Holandezët kërkojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë, shumë kjo që nuk do të ishte problem për zikaltërit, që me shumë mundësi do të nisë tratativat nga mesi i qershorit.

Kujtojmë këtu se van de Beek është cilësuar si lojtari që i feston golat përpara se t’i shënojë.

Burimi: SpazzioInter|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania