JOQ Albania
Home

”Më shpejt erdhi policia se ambulanca’’/ E rëndë në Korçë, hidhet nga kati i dytë i moshuari
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 04/06/2019 19:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në qytetin e Korçës ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Mësohet se një person i moshuar është hedhur nga kati i dytë i një banese.

Bëhet e ditur se i moshuari është në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se më shpejt erdhi policia se ambulanca.

Po ashtu ai ka nisur pranë redaksisë së JOQ Albania edhe foto, ku tregohen pamjet e rënda pasi i moshuari është hedhur.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të moshuarin drejt këtij akti ekstrem, por sipas informacioneve paraprake ai jetonte vetëm në shtëpi.

Mesazhi i plotë:

Ndodhi pak me pare ne korce. Nje person i moshuar bie nga kati 2. Sic duket nga pamjet me shpejt erdhi policia se ambulanca.’’