JOQ Albania
Home

Me to dekoron shtëpinë dhe veshjet/ Ky i moshuar është makthi i maceve, ka eliminuar 1,460 deri më tani
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/06/2019 22:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barry Green është një 67-vjeçar i cili mund të quhet pa frikë makthi më i keq i maceve në Australinë e Jugut.

Green kap mace të egra duke i qëlluar ose duke i zënë në kurthe të ndryshme dhe më pas e përdor lëkurën e tyre për të “zbukuruar” objekte të ndryshme.

Ai ka një kapelë të krijuar nga lëkura e një maceje, ka gjithashtu edhe një xhaketë të cilën e ka bërë me “gëzofin” e maceve.

Me pak fjalë, pothuajse çdo gjë në shtëpinë e tij është e veshur me lëkurën e maceve që ai vetë i ka vrarë.

67-vjeçari jeton në Ishullin Kangaroo, në bregun e Australisë Jugore dhe u ka hapur luftë maceve të egra të cilat prej 20 vitesh kërcënojnë kafshët e egra vendase.

Mijëra mace të egra në ishull vrasin çdo vit miliona zogj dhe kafshë të egra dhe Zoti Green, i njohur si “Catman”, po përpiqet ta ndalë masakrën duke bërë masakër mbi macet.

Kështu, Barry u ka marrë jetën më shumë se 1,460 maceve deri më tani duke shpëtuar miliona kafshë të tjera që janë në zinxhirin e tyre ushqimor.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania