JOQ Albania
Home

Gati për ndeshjen ndaj Islandës, ky pritet të jetë formacioni i Edi Rejës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 11:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet aktualisht në Gjermani ku po përgatitet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese kundër Islandës dhe Moldavisë, në të cilat trajneri Reja nis aventurën e tij në krye të kuqezinjve.

Për fatin e keq, skuadrës nuk po i ndahen problemet e dëmtimeve. Ditën e djeshme kanë lënë përgjysëm stërvitjen mbrojtësi, Ardian Ismajli dhe mesfushori, Amir Abrashi.

Në mungesë të Ismajlit, Reja ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime sa i përket formacionit që do luajmë në transfertë ndaj Islandës.

Gjatë përgatitjeve të djeshme, italiani ka spostuar Hysajn në treshen e mbrojtjes.

Futbollisti i Napolit është rreshtuar përkrah Dermakut dhe Mihajt. Reja duket se ka testuar shkodranin si “xhol” në prapavijë.

Edhe pse futbollistët ndërrohen shpesh në fushë, Xhaka, Basha e Kaçe, së bashku me Abrashin pritet të ndajnë mes tyre tri fanella titullarësh.

Nga krahët, Roshi e Lenjani pritet të bëjnë “ashensorin”, nga mbrojtja drejt sulmit. Ndërsa në vijën e parë priten Balaj e Cikalleshi. Ja formacioni i mundshëm: