JOQ Albania
Home

Punonjësi i ambulancës filmohet duke qëlluar pacientin me sallam
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/06/2019 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, ku punonjësi i një autoambulance është filmuar duke qëlluar pacientin e pandërgjegjshëm, me sallam.

Si pasojë, ka nisur një hetim serioz, pasi videoja u bë menjëherë virale në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale.

Punonjësi i ambulancës, i cili nuk është identifikuar, shihet teksa mban në dorë sallamin e rëndë.

Para tij ndodhet pacienti i pandërgjegjshëm, i shtrirë në barrelë dhe me maskën e oksigjenit të vendosur në hundë e në gojë.

Punonjësi e kap disa herë në kokë pacientin, përpara se ta qëllojë atë në mënyrë të përsëritur në pjesë të ndryshme të kokës.

Burri vijon të goasë pacientin edhe në pjesën e qafës, teksa tallet me të kur e pyet nëse i pëlqen sallami, në gjuhën rumune.

Kundrejt kësaj ngjarjeje kareaguar ministrja e punëve të Brendshme, Carmen Dan.

Ajo është shprehur:

Më ka zemëruar veprimi i atij punonjësi të autoambulancës kundrejt pacientit të pandërgjegjshëm dhe që ka nevojë për ndihmë.
Veprimi i një personi të vetë, pët papërgjegjshëm, nuk mund të hedhë baltë dhe të dëmtojë imazhin e bluzave të bardha. Ka qindra e mijëra punonjës në spitale dhe ambulanca që kryejnë denjësisht punën e tyre”.

Ajo ka kërkuar që të merren masa në mënyrë urgjente ndaj këtij punonjësi, të ndiqet nga organet e drejtësisë si dhe të pushohet nga puna.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania